Al-Alaq

Change Language
Change Surah
Change Recitation

Albanian: Feti Mehdiu

Play All
# Translation Ayah
1 Lexo, në emër të Zotit tënd i cili të ka krijuar. اقْرَأْ بِاسْمِ رَبِّكَ الَّذِي خَلَقَ
2 Krijoi njeriun prej një rrëcke. خَلَقَ الْإِنسَانَ مِنْ عَلَقٍ
3 Lexo! Se është fisnik Zoti yt, اقْرَأْ وَرَبُّكَ الْأَكْرَمُ
4 I cili e mësoi me pendë; الَّذِي عَلَّمَ بِالْقَلَمِ
5 E mësoi njeirun çka nuk e kishte ditur. عَلَّمَ الْإِنسَانَ مَا لَمْ يَعْلَمْ
6 Me të vërtetë njeriu është bukëshkelë! كَلَّا إِنَّ الْإِنسَانَ لَيَطْغَى
7 Sapo e ndien vetën të pasur, أَن رَّآهُ اسْتَغْنَى
8 Por do të kthehen tek Zoti yt. إِنَّ إِلَى رَبِّكَ الرُّجْعَى
9 A e pe atë që pengonte أَرَأَيْتَ الَّذِي يَنْهَى
10 Një njeri deri sa po falej? عَبْدًا إِذَا صَلَّى
11 Më trego: a është ai në rrugë të drejtë, أَرَأَيْتَ إِن كَانَ عَلَى الْهُدَى
12 Apo kërkon devotshmëri! أَوْ أَمَرَ بِالتَّقْوَى
13 Tregom, nëse ai përgënjeshtron dhe kthen kryet anash أَرَأَيْتَ إِن كَذَّبَ وَتَوَلَّى
14 A nuk e di se All-llahu sheh? أَلَمْ يَعْلَمْ بِأَنَّ اللَّهَ يَرَى
15 Po, si jo?! Nëse nuk heq dorë do ta zëmë për bishtaleci, كَلَّا لَئِن لَّمْ يَنتَهِ لَنَسْفَعًا بِالنَّاصِيَةِ
16 Bishtalecë të rrejshëm dhe të gabuar. نَاصِيَةٍ كَاذِبَةٍ خَاطِئَةٍ
17 Dhe ai le t’i thërret shokët e vet فَلْيَدْعُ نَادِيَه
18 E Ne do të thërrasim zebanitë. سَنَدْعُ الزَّبَانِيَةَ
19 Kurrsesi, ti mos iu nënshtro atij, por bënë sexhde dhe afroju Zotit tënd! كَلَّا لَا تُطِعْهُ وَاسْجُدْ وَاقْتَرِبْ
;